“Do të jetë e rrymës ‘dance’ dhe do të ketë një tekst interesant dhe mendoj se do të dalë diku nga muaji maj, që të jetë edhe për sezonin veror”, ka deklaruar këngëtari në një intervistë për shtojcën Koha Tjetër.
Duke komentuar titullin e këngës, Shpati ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë paralajmërim se ai do të bëhet pikërisht si “mashkulli i dëshiruar nga femrat”.
“Titulli i çdo kënge është thjesht i tille. Ky për të cilin
po flasim, është titulli i këngës më të re, e cila flet për një femër që unë e kam bërë për vete dhe unë ndjehem si Kazanova që arrita ta bëj për vete... Nuk ka lidhje fare me jetën time dhe me mua, sepse nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë tip aventurieri”, ka shpjeguar këngëtari. /OnlineShowbizz/
No comments:
Post a Comment