Gazeta Zëri kishte publikuar një raport gjatë të shtunës se Dafina Zeqirit rrjeti më i madh social i videove YouTube ia kishte larguar 416.549 klikime, për shkak se këto klikime supozohej se ishin të blera nga kompania OnAir.
Sidoqoftë, në një prononcim për Telegrafin këtë raport të gazetës Zëri e ka hedhur kategorikisht poshtë kompania OnAir.
“Shkrimi i gazetës Zëri nuk është i bazuar në asnjë faqe zyrtare apo të besueshme. Kompania OnAir nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga kjo gazetë, prandaj kjo argumenton se raporti është thjesht komplot për të tërhequr lexues”.
“Videoklipi i këngës “Veç Ti” nga Dafina Zeqiri ka një
shikueshmëri prej 10 mijë klikimesh në ditë edhe dy muaj pas lansimit të tij. Kjo statistikë tregon vet faktin se sa është e dëgjuar kjo këngë. E njëjta gjë mund të vërtetohet edhe nga kërkesat e shikuesve në televizione dhe radiot tona lokale të cilat janë të shumta për dëgjimin dhe shikimin e kësaj kënge”, shkruan në deklaratën e OnAir për Telegrafin rreth kësaj çështje.
Videoklipi i Dafina Zeqirit aktualisht ka 561 mijë e 342 klikime dhe statistikat janë të hapura për publiikun. /OnlineShowbizz/
No comments:
Post a Comment