Kënga “I Hit It First” që në përkthim në gjuhën shqipe do të thotë “Unë e godita i pari”, i referohet totalisht Kimit, pasi besohet se Ray J ka qenë njeriu i parë i famshëm me të cilin bukuroshja me origjinë nga
Armenia ka ndarë shtratin.
Një vit më parë, me t’u martuar Kim Kardashian dhe Kris Humphries, ishte Ray J ai që lansoi videon pornografike të tij me superyllin televiziv.
Tani, ai e bën të njëjtën gjë, por në ‘kulmin’ e shtatzënisë dhe lumturisë së saj me Kanye West. Se kënga i dedikohet plotësisht Kim Kardashian, mund të vërehet nga kopertina zyrtare e këngës që mund ta bleni në iTunes. Se për çfarë bëhet fjalë shikoni më poshtë...
Lansimi i kësaj kënge ka ngritur reagime të shumta në rrethet e gjera të muzikës amerikane. Fansat e kanë vlerësuar lart Ray J që i ka bërë një prej diss-ëve më të mëdhenj në histori reperit Kanye West, teksa disa të tjerë e kanë përgënjështruar cilësinë dhe nevojën për lansimin e kësaj kënge dhe e kanë përkufizuar Ray J si njeri që i pengon lumturia e Kim Kardashian. /OnlineShowbizz/
No comments:
Post a Comment