Blogger Widgets

Saturday, 6 April 2013

Shakira i thotë ish-të dashurit: Nuk do të përfitosh 100 milionë dollarë!

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ia ka bërë të qartë ish-të dashurit të saj, Antonio de la Rua, se nuk do të përfitojë 100 milionë dollarë, aq sa kërkon nga ajo.
De la Rua thotë se ai është meritori për suksesin e këngëtares gjatë lidhjes së tyre 11-vjeçare, ashtu që e ka paditur 36-vjeçaren në gjykatë në New York dhe kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh.
Mirëpo, në dokumentet e paraqitura në gjykatë nga pala mbrojtëse e këngëtares, dëshmohet se ajo veç ka qenë e famshme në vitin 2000, kur çifti ishte njoftuar.
Mbrojtja, po ashtu ka theksuar se
De la Rua e ka këshilluar në disa raste Shakiran, por ai asnjëherë nuk ka qenë agjent i saj dhe se kurrë nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje rreth karrierës së këngëtares. /OnlineShowbizz/

No comments:

Post a Comment

 
Showbiz Online 24h © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum